Grup vullnetar profesional nga Kosova

Më i miri prej jush, më i dobishmi për njerëzit.

JAP-i është bashkim vullnetar, anëtarët e të cilit japin nga koha, aftësitë, përvoja dhe pasuria e tyre për të mirën e përgjithshme. Kjo iniciativë synon që përmes projekteve dhe veprimtarive të tjera të ndikojë dukshëm në përmirësimin e shoqërisë.

Rreth Nesh

Njerëz që japin, jo që presin

Grupi JAP bashkon dhjetëra profesionistë vullnetarë nga fusha të ndryshme, të cilët kontributin e tyre më të mirë ia kushtojnë shoqërisë. Nga shëndeti mendor te arsimi, nga ekonomia te trashëgimia kulturore, secili projekt lind nga e njëjta frymë: të japësh për të tjerët.

Më i miri prej jush, më i dobishmi për njerëzit.
Parimi që udhëheq çdo nismë të JAP-it.

Japim për të tjerët

Koha, aftësitë, përvoja dhe pasuria vihen në shërbim të së mirës së përgjithshme, pa përfitim personal.

Punë me ekspertizë

Mbi 18 profile profesionale bashkohen për zgjidhje reale dhe të qëndrueshme, jo thjesht premtime.

Bashkë jemi më shumë

Bashkëpunimi mes anëtarëve shndërrohet në dhjetëra nisma me ndikim të prekshëm në shoqëri.

Fakte për JAP-in

Dhjetëra veprime, një qëllim i përbashkët

Numra që tregojnë ndikimin e vazhdueshëm të anëtarëve tanë në të mirën e përgjithshme.

80+

anëtarë vullnetarë

Me mbi 18 profile profesionale që kontribuojnë vazhdimisht dhe i shërbejnë vendit tonë.

85,000+

orë shërbimi

Përafërsisht më shumë se 85,000 orë shërbim në të mirën e përgjithshme.

13+

projekte aktive

Nisma të ndryshme e të pavarura, të gjitha në të mirën e vendit tonë.

100%

të pavarur

Të gjithë anëtarët janë të angazhuar jashtë JAP me punët e bizneset e tyre.

Projektet

Projektet e grupit

14 nisma të pavarura, secila e lindur nga fryma e përbashkët e JAP-it. Kliko një projekt për të lexuar më shumë.

Kopertina e Broshurës së JAP 2024
Broshura

Broshura e JAP 2024

Njihu me grupin, anëtarët, projektet dhe ndikimin tonë në një dokument të vetëm. Shkarko broshurën për ta parë të plotë historinë e JAP-it.

Shkarko broshurënPDF · JAP 2024
Pyetje të shpeshta

Gjithçka që dëshiron të dish

JAP-i është një bashkim vullnetar profesionistësh që japin nga koha, aftësitë dhe përvoja e tyre për të mirën e përgjithshme, duke ndërtuar projekte me ndikim në shoqëri.

Na shkruaj në bashke@jap-i.com. Jemi gjithmonë të hapur për njerëz që duan të kontribuojnë me kohën dhe ekspertizën e tyre.

Po. Çdo projekt funksionon si nismë e veçantë, por lind dhe përkrahet nga rrjeti i përbashkët i JAP-it.

Na e dërgo idenë në bashke@jap-i.com. Shumë nga projektet tona kanë nisur pikërisht nga ideja e një anëtari.

Mund të kontribuosh me kohë, ekspertizë ose bashkëpunim. Na kontakto për të gjetur mënyrën e duhur për ty.

Kontakt

Le të bashkëpunojmë

Keni ide për bashkëpunim, dëshironi të bëheni pjesë e grupit apo të propozoni një projekt? Na shkruaj dhe ndërtojmë diçka të mirë bashkë.

Made with Modulify